Grupi parlamentar i PD-së me radhë të shtrënguara
DOSJE DOSJE
Kryeministri Meksi nuk erdhi në Parlament
Namik Dokle: Zoti Arbnori ka thënë se nëse Kryeministri nuk vjen deri ditën e enjte në Parlament, përgjegjësi do të mbajë vetë zoti Meksi.
Kryeministri
Meksi nuk
erdhi në
Parlament
Namik Dokle:
Zoti Arbnori ka thënë se
nëse Kryeministri nuk
vjen deri ditën e enjte në
Parlament, përgjegjësi
do të mbajë vetë zoti
Meksi. A do të përgjig-
jet për këtë zoti Kryemi-
nistër?
Tomorr Malasi:
Këtë pyetje bëjani zotit
Pjetër Arbnori kur të
kthehet nga Strasburgu.
Faqe 2
Gogoli
Editorial
Gogoli, kjo figurë mitologjike e sajuar për të trembur kalamajtë, nuk mund të jetë mjeti që huton njerëzit e pjekur e serioz.
, kjo figurë mitologjike e sajuar për të trembur kalamajtë, nuk mund të jetë mjeti që huton njerëzit e pjekur e serioz. “Gogoli komunist” ose lodra propagandistike për gjoja rrezikun e kthimit të komunistëve në pushtet, është sot një karrem për të peshkuar naivët, por kurrsesi rrita ku mund të bëjë një elektorat i tërë i zhgënjyer dhe tronditur nga qeverisja e keqe e PD-së.
Propaganda e PD-së me rrezikun e kthimit të komunistëve kupton ardhjen e mundshme në pushtet të socialistëve. E reja në këtë propagandë është momenti që vlen të evidentohet - metamorfoza e saj nga qershori në shtator.
Pikërisht në fund të qershorit, me rastin e hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Europës, nga përfaqësuesit më të lartë të këtij institucioni të rëndësishëm u tha pa asnjë ekuivok se demokracia në Shqipëri nuk ka kthim prapa (kushdo mund të lexojë për këtë gazetën “Rilindja Demokratike”, ku pas pyetjes së kryeredaktorit të saj zoti Martinez në zyrën e tij dha konsideratën e mësipërme). Kjo do të thoshte që Europa nuk kishte më asnjë rezervë për ecurjen përpara të demokracisë shqiptare, pavarësisht se cila forcë politike mund të vijë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme me votën e lirë të popullit. Pas këtyre deklarimeve, propaganda së partisë në pushtet për pak kohë i ranë pendët.
Dhe faktikisht gjatë gjithë verës ajo pothuajse nuk u muar me këtë slogan bajat. Tani së fundi, nxitur nga vizita e Presidentit Berisha në SHBA, doli dikush një kongresmen amerikan dhe foli për të ashtuquajturin rrezik të kthimit të komunizmit në pushtet në Shqipëri. Menjëherë ai u quajt mik i madh i Shqipërisë nga qeveritarët tanë më të lartë. Këto ditë u gjet edhe një gjerman, drejtues i një fondacioni, i cili bëri të njëjtën deklaratë dhe pa rezervë edhe ai po quhet mik i shquar i Shqipërisë, madje i kombit tonë indonez për disa ardhjes së tij në Tiranë ndoshta nuk e ka ditur ku binte në hartë Shqipëria. Së fundi, neofashisti italian Fini citohet të ketë thënë diçka të ngjashme për këtë temë.
Nuk thonë kot që historia përsëritet herë në formën e tragjedisë dhe herë të komedisë. A nuk u ngjajnë këta miq, “miqve” të dikurshëm të Enver Hoxhës, të cilët vakancat e përvitshme në Shqipëri i shpërblenin me deklarata kuturu për marshimin e socializmit fitimtar në vendin e shqiponjave?
Zyrtarët tanë përpara se të trembin njerëzit me gogolin e rikthimit të komunistëve në pushtet, duhet të përgjigjen qartë: A janë dakort ata me vlerësimet e institucioneve dhe kancelarive më të rëndësishme ndërkombëtare se demokracia në Shqipëri nuk ka kthim prapa?
Ende s'ka mbërritur fondi i emergjencës
Kronike pas permbytjes se paralajmeruar nga indiferenca e qeverise
Kronike pas permbytjes se paralajmeruar
nga indiferenca e qeverise
Ende s'ka mbërritur
fondi i emergjencës
Faqe 7
A do ta firmosë Presidenti Berisha ligjin “Për genocidin”?
Nëse sot në Shqipëri nuk ka gjykatës që të gjykojë kushtetutshmërinë e firmave të Berishës kjo nuk ka ndodhur dje në Strasburg.
A do ta firmosë Presidenti
Berisha ligjin “Për genocidin”?
Nëse sot në Shqipëri nuk ka
gjykatës që të gjykojë kushtetutsh-
mërinë e firmave të Berishës kjo nuk
ka ndodhur dje në Strasburg.
Por nëse në këtë rast përgjegjësia
është individuale pasojat janë kolek-
tive. Firma e Berishës në Ligjin “Për
genocidin” dhe propozimet e tij
për shkarkimin e Kryetarit të
Kasacionit efektin do ta
pajnë mbi shqiptarët.
Faqe 3
Karta e djegur - Fini
Në Shqipëri nuk fitohen vota me neofashistë
Nuk është çudi që kryetari i “Aleancës Nacionale” të Italisë, pasardhëse e Movimentos Sociale të Almirantes, Xhanfranko Fini vjen në Shqipëri i ftuar nga Partia Demokratike dhe deklarohet pro saj.
Luan M. Rama
Nuk është çudi që kryetari i
“Aleancës Nacionale” të Italisë,
pasardhëse e Movimentos Sociale të
Almirantes, Xhanfranko Fini vjen në
Shqipëri i ftuar nga Partia Demokratike
dhe deklarohet pro saj. Duke qenë
lider i një partie të djathtë, është krejt
normale që italiani pa ndonjë peshë dhe
përkrahje kush e di në vendin e tij
të përkrahë edhe këtu homologët e vet.
Ndërkaq, është shumë e çuditshme,
madje d[?]si e lajthitur dhe po aq e
dëshmuar përpjekja e tij për të
komentuar të majtën shqiptare dhe
Partinë Socialiste, teksa iu drejtohet
shqiptarëve me fjalët: “Rikthimi i ish
komunistëve në pushtet do të sillte
destabilizim jo vetëm për
Shqipërinë”
Se cilët janë socialistët,
shqiptarët nuk kanë pritur ta mësojnë
nga Fini dhe as nga ndonjë tjetër i
kallëpit të tij që ka qenë më parë këtu
dhe që mund të vijë në të ardhmen.
Forca më e organizuar në vend,
partia më e madhe opozitare me
përkrahje dhe reputacion gjithnjë në
rritje ka bërë vend në elektoratin
shqiptar me fizionominë e vet të
spikatur, me qëndrimet realiste dhe
të matura, me alternativat progresiste
(vijon në faqen 12)
Fini: Ja kush jemi ne...